Hetimet pë CEZ-in, Berisha: Ja pse nuk paraqitem në komision

21.11.2016 13:05:49

Zyra e ish-kryeministrit Berisha ka sqaruar arsyet e mosparaqitjes së tij në komisionin parlamentar për CEZ. Në sqarim i jepet përgjigje edhe kërcënimt të Taulant Ballës, i cili tha se do të kërkojë që Berisha të vijë në komision me polici.

“Ju njoftoj se zoti Berisha nuk është paraqitur sot në komisionin hetimor parlamentar për CEZ për arsye objektive, gjë e cila është bërë me dije zyrtarisht në komision nga nënkryetari i këtij komisioni, zoti Arben Ristani. Zoti Ristani ka njoftuar gjithashtu se zoti Berisha do jetë i pranishëm në mbledhjen e radhës së këtij komisioni. Cdo deklaratë e bërë nga Taulant Balla është si gjithmonë thjesht një sharlatanizëm i bërë nga një individ i pafytyrë dhe pa identitet.”