Shahpaska: Qeveria e re do të mundësojë shërbime spitalore pa pagesë

Shahpaska: Qeveria e re do të mundësojë shërbime spitalore pa pagesë

25.03.2017 21:43:56

“Do të ketë kurim në spitale pa para për gjithë të siguruarit. Në këtë mënyrë garantojmë se çdo qytetarë do të marrë kurimin e nevojshëm.

Shëndetit i qytetarëve është me prioritet të lartë për qeverinë e re. Për këtë arsye jemi të vendosur të krijojmë shëndetësi cilësore, efikase dhe moderne”, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp, Jagoda Shahpaska, deputete dhe anëtare e Komisionit për Shëndetësi në LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.