Kryeministri Isa Mustafa: Obiliqi ka qenë dhe mbetet vatër e fuqishme e LDK-së.

25.03.2017 21:26:13

 

Sot shënuam 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së, e cila ka udhëhequr për shumë vite këtë Komunë drejt zhvillimit”, ka shkruar Mustafa në facebook.

Ai ka thënë se edhe Qeveria ka punuar shumë në këtë komunë, pasi e dinë potencialin e saj për zhvillimin ekonomik të vendit.

Obiliqi ka qenë dhe mbetet vatër e fuqishme e LDK-së.

Sot shënuam 27 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së, e cila ka udhëhequr për shumë vite këtë Komunë drejt zhvillimit.

Edhe Qeveria e Kosovës, gjatë këtyre dy vjetëve të fundit, ka pasur kujdes të posaçëm për Obiliqin, duke e ditur potencialin dhe rëndësinë e madhe që e ka për zhvillimin ekonomik të vendit dhe popullatën shumë punëtore që e posedon.

Andaj, qytetarët e Obiliqit, siç u dëshmua në tubimin e sotëm, po bashkohen në kuadër të LDK-së për ta vazhduar më tutje transformimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të kësaj Komune.