Hetimet për CEZ, Balla: Dëmi 415 milionë euro, gjetëm dhe përgjegjësit

13.03.2017 15:59:27

Kryetari i Komisionit Hetimor të ngritur nga maxhoranca për hetimin e privatizimin e operatorit të shpërndarjes së energjisë, Taulant Balla paraqiti raportin përfundimtar që pas Kuvendit të Shqipërisë do t’i referohen Prokurorisë së Përgjithshme.

“Për ta kuptuar më qartë CEZ kur ka hyrë në proces konkurrimi për blerjen e këtyre aksioneve ka dhënë ofertë tërësisht të ndryshme nga oferta me të cilën është miratuar më pas marrëveshja e shitjes së aksioneve, ERE ka përllogaritur ndikimin e plotësimit të kushteve të kërkuara nga kompania ceke që kërkoi një rritje për çmimin me pakicë të çmimit të energjisë elektrike për vitin 2010”, thotë Balla.

Nga ky çmim, 100 milionë dollarë sipas Taulant Ballës shkuan në favor të CEZ, dhe në total ky përfitim shkon 415 milionë euro. Për këtë dëm financiar, kryetari i komisionit ka edhe përgjegjësit.

“Kemi gjetur përgjegjësi ndaj personave si më poshtë vijon Sali Berisha Genci Ruli Neritan Alibali ish zëvendësministër Eno Bozdo, persona të tjerë të paidentifikuar që kanë lidhje për propozim të akteve nënligjore tregues që janë që janë kompetencë e institucioneve rregullatorë të pavarura si dhe kryerjen e veprimeve dhe mosveprimeve për heqjen e licencës së CEZ Shpërndarje  Mimoza Vokshi ish drejtore e shërbimeve tregtare, Ridvan Bode, Shkëlzen Berisha person privat i lidhur me këtë proces privatizimi Suzana Guxholli ish këshilltare, Florian Mima, Nue Kalaj që ka negociuar lidhur me favorizimet e CEZ dhe i fundit shtetasi çek Josef Hejsek”,shprehet Balla.