Historia e kalit që mësoi vogëlushen të flasë

24.09.2018 22:29:56

Luftoi çdo ditë të jetës së saj për të folur por nuk mundi. Charlotte Ro berts ka tentuar gjithmonë që të komunikojë por për shkak të problemeve me zhvillimin nuk ka mundur.

Por pas një takimi të pazakontë, gjithçka ndryshoi: si në një përrallë, prania e një kali të vogël pranë shtëpisë, një përqafim spontan dhe i papritur, kalërimet e gjata së bashku me të, bën që vajza të dalë përgjithmonë nga izolimi i saj, duke nisur të komunikojë.

Sipas asaj që raporton  “Daily Mail”, më parë vajza ishte e mbyllur në vetvete dhe kur tentonte që të fliste, ishte e vështirë të kuptoje se çfarë donte të thoshte.

Viktimë e  bulizmit në shkollën speciale, Charlie falë kalit poni nisi që të hapej që në takimin e parë. “Iu afrua kalit dhe e përqafoi, tregon nëna e vogëlushes-, dhe duke u ndierë e sigurt ajo tha fjalën e parë ‘kali’. Kujtoj fjalën e parë kur vajza ime i tha të atit:-‘Hajde të ikim’.”  Tashmë komunikimi nuk është më një problem për vajzën, e cila nuk ndahet asnjë moment prej tij.