Hollande në mbrojtje të myslimanëve, kritikon ashpër deklaratat e Trump

03.08.2016 17:46:03

Presidenti francez ka kritikuar ashpër deklaratat e kandidatit republikan në zgjedhjet presidenciale të SHBA, në lidhje me familjen e ushtarit mysliman të vrarë në ushtrinë e këtij vendi.

Francois Hollande, president i Francës, të martën e ka përshkruar si shumë të pështirë fjalimin e Trump në lidhje me prindërit e ushtarit mysliman të vrarë gjatë kohës sa ishte duke shërbyer në ushtrinë e SHBA. Vlen të theksohet se Hollande muajin e kaluar haptazi ka dalur në mbështetje të kandidates demokrate Hillary Cllinton.