Hoti: Lufta speciale ndaj LDK-së e kotë

19.07.2017 16:57:41

Anëtari i LDK-së, Avdulla Hoti i ka quajtur luftë speciale ndaj LDK-së, raportimet në media lidhur më këtë parti dhe koalicionin LAA.

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se LDK është unike me të gjitha degët e saja. Sipas Hotit edhe sa i përket koalicionit LAA janë duke u zhvilluar diskutime produktive për formimin e institucioneve të reja.

Postimi i plotë ti:

Lufta speciale ndaj LDK-se nuk po ndalet, përmes lajmeve te rreme dhe konspiracionit. Por, është e kote. LDK është unike, me te gjitha strukturat e saj, nga nëndegët deri ne kryesine qendrore.

Energjia e LDK-se është e pashtershme, dhe tani është ripërtërire. Bashkëdyzimi i dy brezave ne LDK (brezit te pavarësisë dhe brezit te republikës) ka prodhuar një energji te re ne LDK dhe po krijon momentum te jashtëzakonshëm për të shkuar përpara.

Ne anën tjetër, diskutimet po vazhdojnë me degët tona për zgjedhjet lokale. Diskutime shumë produktive po zhvillohen për themelimin e institucioneve te reja se bashku me partneret tanë te koalicionit AKR dhe Alternativa, institucione qe do te ruajnë orientimin proevropian të Kosovës.