Humb jetën duke shpëtuar gruan e vet, të cilën e lidhi në pemë për t’i shpëtuar ujërave të rrëmbyeshëm (Video)

25.07.2016 14:48:59

Një grua e moshuar është shpëtuar nga ushtarët, pasi bashkëshorti i saj e kishte lidhur në një pemë në mënyrë që t’i shpëtojë ujërave të rrëmbyeshëm, derisa ai ka humbur jetën.

Sipas medieve kineze, ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Jingmen në pjesën qendrore të Kinës, ku thuhet se bashkëshorti kishte lidhur gruan e vet në një pemë, duke krijuar litarë me rrobat që i kishte në trup.

Burri i gruas së moshuar nuk kishte arritur t’i shpëtoj ujërave të rrëmbyeshëm, derisa gruaja e tij është shpëtuar në çastin e fundit nga ekipet e shpëtimit.

Ujerat e rrembyeshem 1

72-vjeçarja ka deklaruar para medieve, se bashkëshorti i saj kishte krijuar një litar me rrobat që i kishte pasur në trup, duke e lidhur kështu bashkëshorten në një pemë, pasi e dinte se ajo nuk do të mund t’i mbijetoj ujërave të rrëmbyeshëm.

Por ky veprim i kushtoi atij shtrenjtë, pasi ekipet e shpëtimit e kanë konfirmuar vdekjen e tij.