I dyshuari për vrasjen në Mitrovicë, djali i asambleistes së PDK-së!

07.12.2016 12:51:27

Personi që dyshohet se kreu vrasjen e një të riu në Mitrovicë është djali i një asambleiste të PDK-së në Mitrovicë.

Burime të KosovaPress nga Mitrovica tregojnë se i dyshuari për vrasje është V.B djali i Valbona Fazliu-Beqiri që është asambleiste e PDK-së në Mitrovicë.

Po ashtu mësohet se babai i të dyshuarit punon në Kuvendin e Kosovës.

Sipas informatave nga Mitrovica V.B është nxënës i gjimnazit ndërsa i vrari V.S ka qenë ish nxënës i këtij gjimnazi.