Ibrahimi sot do të takohet me përfaqësuesit e LSM-së

01.05.2017 09:58:57

Ministri për punë dhe politikë sociale, Ibrahim Ibrahimi, sot do të ketë takim me përfaqësuesit e sindikatave reprezantive në Maqedoni.

Në takim, informon MPPS, do të debatohet për pagën minimale. Kujtojmë se sot në shënimin e Ditës ndërkombëtare të punës, LSM do të shpalos një sërë aktivitetesh për të drejtat e punëtorëve.