Ivica Daçiq : Shqiptarët nuk janë aq të guximshëm sa që të flasin për Shqipërinë e madhe

01.05.2017 10:07:15

Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq vazhdon të merret me “deklaratat e fundit për krijimin e Shqipërisë së madhe” duke shtuar se Qeveria e Kosovës ka kontratë me agjencinë e cila merret me lobim në Amerikë për interesa të saj, transmeton Koha.net.

“Ata (shqiptarët) nuk janë aq të guximshëm sa që të flasin për Shqipërinë e madhe. Është interesant se ata e përmendin Kosovën e Luginën e Preshevës e nuk e përmendin Shkupin, Epirin dhe Ulqinin. Të gjitha këto janë në hartën e Shqipërisë së madhe”, citon tv pink të ketë thënë Daçiq.