Ibrahimovic: Pogba është një lojtar fenomenal

30.12.2016 14:41:56

Zlatan Ibrahimovic mendon se Paul Pogba më në fund është rikthyer në versionin e tij ideal, që është vetvetja. Sipas sulmuesit të Manchester United-it, francezi në muajin e tij të parë në “Old Trafford” ka shtrënguar veten për të performuar diçka sa më të jashtëzakonshme, në mënyrë që të justifikojë shumën e transferimit, 105 milionë euro. “Mendoj se është shumë e vështirë të luash apo përshtatesh nga realitete të ndryshme, por ai është një lojtar fenomenal. Ai ka potencial të jashtëzakonshëm”, – tha suedezi në “ESPN Brasil”.

Zlatan Ibrahimovic e ka ndihmuar shumë shokun e tij të skuadrës, Paul Pogba“Mendoj se në muajin e parë Paul donte të tregonte më tepër seç duhej për të justifikuar shumën e transferimit të tij, në vend që të luante lojën e tij ashtu siç ai di. Kur kjo ndodhi, ai filloi të luajë ashtu siç di dhe kështu ia bën më të lehtë punën vetes. Ai nuk ka nevojë të tregojë diçka, sepse të gjithë e njohin se kush është, se çfarë ka bërë te Juventus në tre-katër vitet e fundit, se çfarë është në gjendje të bëjë dhe tani po luan po më shumë si Pogba. Ai thjesht duhet të shijojë lojën dhe të na ndihmojë siç po bën tani”, – shpjegoi 35-vjeçari.