Ilir Meta i bën thirrje Ramës: Jemi në emergjencë, të gjitha propozimet duhen mirëpritur

19.03.2020 11:00:52

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos i anashkalojë propozimet e bëra për të menaxhuar sa më mirë situatën e vështirë në të cilën ndodhet Shqipëria.

“Të gjitha idetë dhe propozimet realiste e konstruktive për përballimin e situatës ekonomike e sociale, për shkak të emergjencës të shfaqur, me qëllim menaxhimin sa më efektiv e të suksesshëm, duhen mirëpritur e studiuar me përgjegjshmëri dhe vizion në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarit, jo vetëm tani, por dhe në perspektivë afatgjatë. “, shkroi Meta në Facebook.