Ish funksionarët shtetëror të Maqedonisë kërcënohen me jetë

31.08.2016 16:47:49

Ministri i punëve të brendshme, Mitko Çavkov ka pohuar se ekzistojnë kërcënime për jetë, ndaj disa ish-funksionarëve shtetëror.

Ai nuk publikon emra të të rrezikuarve, e as që bën të ditur se kjo është arsyeja përse Gordana Jankuloska dhe Sasho Mijallkov, dy ish-funksionarë të lartë shtetëror, vazhdojnë që të kenë sigurim.

Në lidhje me këto pohime, askush nga MPB-ja nuk jep detaje shtesë, nëse kërcënimet vijnë nga jashtë, apo nga ndonjë shërbim i juaj.