Ish-Kryeshefi i IPK-së kthehet në polici

28.09.2018 18:32:48
Ish Kryeshefi i Inspektoratit policor, Hilmi Mehmeti ka filluar punën në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Në një përgjigje për KALLXO.com, zyra për media e PK-së ka thënë se për shkak të nevojave Mehmeti është pozicionuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

“ Çështja e pezullimit të marrëdhënies së punës dhe rikthimit në punë është e rregulluar me udhëzimin administrativ mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës. Bazuar në kërkesën e poshtëshënuar, informoheni se zyrtari i apostrofuar nga ana juaj është rikthyer në Policinë e Kosovës dhe është sistemuar konform nevojave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë”, thuhet në përgjigien e PK.

Hilmi Mehmeti ishte shkarkuar nga pozita e Kryeshefit të IPK-së në korrik të këtij viti pas një vendimi të ministrit Bejtush Gashi.