ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Filipine

02.06.2017 17:03:19
35 persona të pajetë u gjeten në një resort turistik në Manila, në Filipine pas sulmit që kreu një person i armatosur, i cili qëlloi në ajër dhe më pas u vuri zjarrin tavolinave të pokerit në kazinonë e resortit.

Rreth 12 orë pas ngjarjes, ISIS mori përgjegjësinë për sulmin edhe pse nuk publikoi asnjë të dhënë mbi agresorin.

Më herët policia vendase përjashtoi pistën e terrorizmit, pasi sipas saj asnjë nga viktimat nuk kishte plagë me armë zjarri, duke theksuar se vdekja kishte ardhur si pasojë e asfiksise nga tymi.

Pasi u vuri flakën tavolinave të pokerit, agresori kishte marrë një sasi të madhe fisha pokeri me vlerë mbi 2 milion dollarë dhe u mbyll në një nga dhomat e hotelit ku i vuri zjarrin vetes.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë autori duket të jetë një person i bardhë. Sipas dëshmitarëve ai fliste anglisht, por ende të dhënat mbi të mbeten kontradiktore.