Ismet Beqiri: Të gjitha partitë u rreshtuan në njërën anë kundër LDK-së

10.05.2017 14:02:27
Ismet Beqiri, deputeti i LDK-së, ka thënë se të gjitha partitë janë rreshtuar në njërën anë kundër LDK-së. Ai ka thënë se Kosova duhet të jetë krenare me punën e kryeministrit Mustafa.

“Të gjitha partitë u bënë në njërën anë, pra nuk ishte vetëm çështje e opozitës. Këto janë partitë politike në Kosovë… të votosh kundër vetës është pak e quditshme” ka thënë Ismet Beqiri

Duke komentuar votën e PDK për rrëzimin e Qeverisë ai po ashtu ka thënë se Kosova duhet ndihet krenare që ka pasur një kryeministër si Isa Mustafa.

I pyetur se a do ta njeh LDK, Hashim Thaçin për president, ai ka thënë se nuk mund të lëshohet në nivel të deklaratave pasi ka thënë se dihen procedurat për zgjedhjen e presidentit.
Beqiri po ashtu ka thënë se nuk qëndrojnë deklaratat përmes të cilave LDK-ja fajësohet për mosratifikimin e demarkacionit.

Ai ka thënë se dy deputetë të LDK-së kanë janë deklaruar kundër demarkacionit ndërsa sipas tij janë katër tq tillë nga PDK-ja.

Kurse sa i përket koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen, Beqiri ka thënë se ata nuk janë duke biseduar për një koalicion të tillë.