Itali/ 727 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

01.04.2020 17:46:43

Italia ka regjistruar 727 vdekje lidhur me koronavirusin e ri në periudhën 24-orëshe, bënë të ditur autoritetet italiane të mërkurën nëpërmjet konferencës së përditshme për shyp.

Kjo ka bërë që numri i përgjithshëm i vdekjeve të arrijë në 13,155, duke e bërë Italinë vendin me shifrat më të larta në këtë aspekt, shkruan lajmi.net.

I njëjti burim bën me dije se 4,782 raste të reja janë raportuar përbrenda natës. Bazuar në bilancin 24-orësh të ditëve të fundit, Italia po fillon të pësojë rënie të numrit të vdekjeve dhe rasteve me COVID-19.

Deri më tani, sipas të dhënave zyrtare italiane, 110,574 janë diagnostikuar me virusin pandemik, duke e bërë Italinë vendin e dytë me numrin më të madh të të prekurve.

Përkundër kësaj, mediumi britanik ka raportuar se sistemi totalitar kinez ka fshehur numrin total të vdekjeve dhe shifrave të të prekurve.

Vendi ku së pari shpërtheu koronavirusi, Wuhani, ende gjendet në izolim, ani pse kanë filluar të funksionalizojnë disa aktivitete shoqërore.