Itali – Sherr masiv mes shqiptarëve

12.06.2017 20:48:03

Një shqiptar është plagosur në Cesano të Italisë mëngjesin e e djeshëm, pasi është goditur me një shishe qelqi në fytyrë. Ai doli nga diskoja bashkë me dy të tjerë dhe hipi në autobus, ku është sulmuar.

Raportohet se shqiptari ka marrë plagë të thella në fytyrë.

Tre personat e përfshirë në konflikt mësohet se janë shqiptarë, dhe si fillim janë parë duke debatuar me njëri-tjetrin para autobusit, në para se të hipnin në të.

Sipas policisë, personi i cili mbeti i plagosur e kishte të nevojshme marrjen e ndihmë dhe është dërguar në urgjencë.

Nga ana tjetër, policia është duke u përpjekur të kuptojë se më çfarë është sulmuar shqiptari pasi disa dëshmitarë thonë se përveç shishe së qelqit, sulmuesit kishin dhe një thikë.

Mediat lokale raportojnë se personi që e sulmoi kishte një shishe birre dhe para se ta sulmonte, ka debatuar me të plagsurin, në gjuhën shqipe.