Itali, shkatërrohet celula xhihadiste; 4 kosovarë në pranga

30.03.2017 10:42:40

Një operacion blic i policisë italiane dhe karabinierëve, ka përfunduar me arrestimin e një celule xhihadiste në një zonë në qendër të Venecias.

Sipas shtypit italian, në pranga kanë rënë katër shtetas kosovarë, të gjithë me leje të rregullt qëndrimi, ku njëri prej tyre është minoren. Policia italiane ka kryer 12 kontrolle: 10 në Venecia, një në Mestre dhe një në Trevizo.

Pasi është individualizuar celula, është rindërtuar dinamika e marrëdhënieve, radikalizimi fetar i subjekteve të ndryshme dhe identifikimi i vendeve që frekuentonin.

Operacioni final ka nisur gjatë natës