Italia ka shpëtuar më shumë se 8000 emigrant, në pesë ditë

01.08.2016 18:14:12

Më shumë se 1.500 emigrantë janë shpëtuar nga ujërat e Libisë të hënën, ndërsa për pesë ditët e kaluara janë shpëtuar mbi 8000 emigrant, sipas rojes bregdetare italiane, raporton Daily Star, transmeton Indeksonline.

Ndërsa me emigrant e fundit të shpëtuar numri shkon në 94,000 në portet italiane gjatë këtij viti, afërsisht në përputhje me modelin e vitit 2015, sipas Flavio Di Giacomo, një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM).

Numri i emigrantëve që përpiqen të arrijnë Evropën me anë të ishujve grekë ka rënë ndjeshëm që nga marrëveshja e BE-së me Turqinë, e projektuar për të frenuar rrjedhën e emigrantëve drejt Evropës.