Italia përsëri goditet nga tërmeti

03.09.2016 10:11:18

Mediat italiane raportojnë se një lëkundje prej 4.3 ballë është regjistruar në orën 3:34 të mëngjesit të sotëm në provincën e Peruxhës, në Itali. Mësohet se epiqendra e saj ka qenë në 11 km thellësi.

Sipas mediave italiane, përcjell Panorama, tërmeti është ndjerë kryesisht në zonën e Norças.

Banorët të terrorizuar dhe me frikën e asaj që ndodhi vetëm pak kohë më parë kanë lënë banesat dhe kanë dalë nëpër rrugë.

Në një prononcim për mediat, kreu i bashkisë, Nicola Alemano tha se ka patur shembje të vogla në muret antike të qytezës dhe në vende të tjera të dëmtuara nga tërmetet e mëparshme.