Italia pro kërkesës së ShBA-së për ta përdorur bazën e saj ajrore për sulme kundër ISIS

03.08.2016 17:14:49

Italia ka sinjalizuar se më shumë mundësi do ta lejojë ShBA-në që ta përdorë bazën dhe hapësirën e saj ajrore për të kryer sulme kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS) në Libi, nëse kjo e fundit kërkon një gjë të tillë, kështu ka thënë sot ministri i Mbrojtjes Roberta Pinotti.

“Qeveria është e gatshme ta konsiderojë pozitivisht ndonjë kërkesë për përdorimin e bazës ajrore dhe hapësirës kombëtare, dhe t’i përkrah operacionet, nëse besohet se kjo do të çonte një përfundim më të shpejtë dhe efektiv të veprimeve të vazhdueshme,” tha Pinotti në Dhomën e Ulët të Parlamentit.

 

Të hënën, aeroplanët luftarakë të ShBA-së filluan bombardimet mbi caqet e ISIS në Libi me kërkesë të qeverisë së Tripolit të mbështetur nga OBK, për të ndihmuar në largimin e militantëve nga ish bastionet e tyre në Sirte.