Ja si duket Kalifornia pas zjarreve (Foto)

20.08.2016 15:30:56

Këto janë disa nga fotot e para që vijnë pas betejës me zjarret në Kaliforni të SHBA-ve.

Zona të tëra janë shkrumbuar duke detyruar plot 82 mijë banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Mediat amerikane raportojnë se të paktën 96 shtëpi janë shkatërruar nga zjarri që shpërtheu të martën.

150 km katrorë janë djegur në San Bernardino, 60 milje në lindje të Los Anxhelesit, raporton BCC.