Jashari e cilëson banale deklaratën e Gjuriqit

22.08.2016 13:31:57

Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së kanë reaguar pas deklaratave të Beogradit lidhur  me heqjen e një billbordit në Mushtisht, ku janë paraqitur me fotografi krimet e serbëve ndaj këtyre banorëve.

Kjo është ajo çka lanë pas veti kur u larguan nga Mushtishti serbët lokal”, ishte mbishkrimi në pankartën e vendosur në hyrje të këtij fshati, në komunën e  Suharekës.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari në një prononcim për “Indeksonline”, i ka quajtur banale deklaratat e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.  Ai thotë se vendi ynë është i lirë fal luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjakut të dëshmorëve.

Duke komentuar billbordin e vendosur në Mushtit të Suharekës, ai thotë se përkundrazi, është bërë pak në këtë drejtim. Shenja të kujtesës të lutës duhet të vendosmi gjithkund.

“Mendoj se një deklarim i tillë i shtetit që ka insistuar ta mbaj nën pushtim Kosovën janë deklarata banale. Por, ne duhet të punojmë dhe të ndriçojmë dhe t’ia japim vendin meritorë gjithë luftës së UÇK-së dhe atyre që janë më meritorët, pra, dëshmorëve që kanë derdhur gjakun për liri. Duhet ta dinë të gjithë se lirinë s’na ka fal askush, e kemi fitu me luftë dhe gjak. Mendoj pra se në shteti tonë nuk duhet të përzihet askush për këto çështje për të cilat mendoj se e kemi obligim të gjithë që edhe institucionet duhet të ndajnë mjete dhe të financojnë që t’i vendosim shenjat e kujtesës historike, qoftë billborada, lapidarë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Zyra për Kosovën, të cilën e udhëhiq Marko Gjuriq, nëpërmjet një letre ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që urgjentisht të heqë billbordin, pasi edhe festohet festa “Zojës së Madje”. Sipas tyre, këto simbole po përhapin urrejtje ndërnacionale dhe anashkalojnë  serbët që kanë shfaqur gatishmëri të kthehen në këtë fshat.