Nxënësit shqiptarë në Maqedoni organizojnë fushatë për paqen

20.09.2016 17:42:41

Këtë të mërkurë, Lidhja e nxënësve shqiptarë (LNSH) do të shpërndajë fletushka dhe trëndafila, duke përçuar mesazhin e paqes në botë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aktiviteti do të mbahet në Çarshinë e vjetër të Shkupit me fillim në ora 12, me rastin e 21 shtatorit – ditës ndërkombëtare të Paqes, ndërkaq motoja e aktivitetit është ”Dielli i paqes duhet ngrohur të gjithë fëmijët njësoj”.

Sivjet, aktiviteti u kushtohet fëmijëve të Sirisë, të kapluar nga lufta e ashpër në shtetin e tyre, ndërkaq organizatorët thonë se “me mbi 50.000 fëmijë të vrarë deri sot dhe mbi 3 milion fëmijë që jetojnë nën kushte të luftës së pakuptimtë, edhe këta fëmijë kanë nevojë të jenë të lumtur dhe të gëzuar. Bota e qytetëruar nuk duhet lejuar shuarjen e shpresës që megjithatë dielli i paqes duhet ngrohur të gjithë fëmijët njësoj, përfshirë këtu edhe fëmijët sirian.”