Javën e ardhshme emërohet ministri i ri i Integrimeve Evropiane, tha Veseli

28.10.2016 12:11:20

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka paralajmëruar në mbledhjeje këshillit kombëtar për integrim evropian se në konsultim me kryeministrin javën e ardhshme do të emërojnë ministrin dhe zëvendësministrin e Integrimeve Evropiane.

Gjatë këtij takimi Veseli foli për procesin e liberalizimit të vizave dhe ka drejtuar kritika ndaj BE-së e cila sipas Veselit padrejtësisht po mbanë 1.7 milionë kosovarë të izoluar.

Ai tha se diskriminimi i BE-së për izolimin e kosovarëve ka ardhur si pasojë e përçarjes së klasës politike sepse siç tha ai “po te ishim ne te bashkuar ata do te na trajtonin me mire”.