Jep dorëheqjen kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç

26.10.2016 12:15:48

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka dhënë dorëheqje disa orë pasi ka deklaruar se Rusia ishte e përfshirë në puçin e pretenduar në ditën e zgjedhjeve, duke akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Ai tha se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Kryeministri Millo Gjukanoviç e quajti si një “lidhje e fuqishme e një faktori të jashtëm”. Ai e lidhi me votimet e 16 tetorit, që u shënua me arrestimin e 20 personave të dyshuar për planifikim të sulmeve të armatosura ndaj Gjukanoviçit dhe mbështetësve të tij, pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve parlamentare.

Zyra e prokurorit të Malit të Zi ka pretenduar se grupi i arrestuar ka planifikuar të sulmojë qytetarët përballë Parlamentit pasi të jenë shpallur rezultatet e zgjedhjeve, dhe pastaj të hyjë në ndërtesë dhe ta arrestojë Gjukanoviçin.

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç deklaroi të hënën në mbrëmje se policia serbe kishte arrestuar disa persona si të dyshuar lqë  ofrojnë dëshmi për puçin në Mal të Zi.

Vuçiç tha se të arrestuarit nuk kanë lidhje me politikanët e Serbisë dhe Malit të Zi, por kanë lidhje me një një shtet të tretë dhe grupet kriminale. Ai nuk e emëroi shtetin.