Jo Hashim, Berlini nuk është Broja!

09.05.2019 01:23:43

Nga Fatmir Bajraj

Mos luaj k*** me Kosovën Lindore, mos manipulo me ndjenjat e tyre, sentimentin dhe gjëndjën e rëndë nën thundrën e armikut tonë t’përbashkët, serbo-sllav !

Kosova Lindore ( Preshevë Medvexhë & Bujanovc) kanë nevojë për ndihmën, mbeshtetjën dhe përkrahjën institucionale & shtetërore të Republikës së Kosovës, gjë që e kemi edhe obligim kombëtar & detyrim shtetëror, por nuk t’a kan borgj manipulimin dhe mashtrimin, i cili përkthehet n’zhgënjim dhe t’kthehet bumerang.

Idenë “tënde” për korigjimin e kufijëve dhe përfshirjën e Kosovës Lindore, pa prekur asnjë centimetër të Republikës së Kosovës, shko e shite n’Burojë se Berlini s’e gelltiti.

Hashim !

Ndarja dhe copëtimi i Kosovës, s’eshtë i yti dhe s’është plan i ri, por shumë i moqëm ; plan ekskluziv serb, vetëm ti je “lojtar” i ri n’këtë plan të armikut tonë shekullor !

Hashim !

Shqiptarët kurr s’do t’a legjitimojnë vazalitetin tuaj ndaj armikut & tradhëtinë ndaj atdheut të tyre – Kosovës.
Ndarja dhe copëtimi i Kosovës, do të mbesin në fyt, do t’a zëjnë frymën, Ty, Ramës, Batonit dhe gjithë atyre n’PDK-në – kriminale !

Hashim !

Shqiptarët s’kanë atdhe tjetër rezervë që t’a lënë Kosovën në mëshirën dhe vullnetin tuaj, të Batonit e Ramës që t’a tregëtoni me armikun për pushtetin tuaj t’kriminalizuar fund e krye…!

Hashim !

SHBA-të i dhanë vulën : lirisë, çlirimit & pavarësisë sonë, andaj i keni n’krahun e kundërt me Ty, Ramën, Vuqiqin & Mogherini për çështjën shqiptare përgjithësisht, dhe atë të Kosovës, veqanarisht.

Kosova është interes kombëtar i SHBA-ve, dhe jo kartë n’duarë tuaja për t’a djegë e shitë lirë…!