JO….une nuk e dua ate dore -ndihme qe kerkon te me nxjerre nga Gremina…kur kemba e tij dje me shtyu e me hodhi ne Humnere….

04.03.2020 11:47:53

Nga: Adriatik Riza Dosti

Ja…saktesisht kete po mendoj prej kohesh teksa shoh turli lloj VIP-ash …analistesh, politikanesh, komentatoresh, deputetesh, ish politikanesh, gazetaresh, etj etj …qe sot po nxitojne te nderrojne kemishen e djeshme bere zhul prej pisllikut …e po nxjerrin shpaten e ”trimit” qe pasi eshte zgjuar nga nje enderr e keqe kerkon te prese cdo lloj koke qe i del perpara…apo edhe te marre ne mbrojtje ata qe deri dje i kerkonte per t’ju hequr kokat…

Sepse jane pikerisht ata qe shanin ashper e kerkonin ikjen e PD nga pushteti e rrezimin e Berishes … e qe donin me cdo kusht ardhjen e PS e te Rames ne pushtet …qe sot po me cdo kusht kerkojne ikjen e PS -Rilindjes nga pushteti dhe permbysjen e Rames…e ndoshta ju vjen zorr ta thone qe mund te kene menduar edhe nje rikthim tjeter te Berishes ne pushtet ….

Aspak mos ju duket cudi pasi ne Shqiperi jetojne me shume Kameleone , Papagaj e Majmuner se ne asnje vend tjeter te botes edhe pse ”klima” nuk eshte fort e pershtateshme per ”gjitare lluksi” te ketij lloji-soji…

Nuk shkon kerkundi…ose sic thote populli nuk ka bythe te rrije asgjekundi…nuk ka moral…nuk ka seriozitet, dinjitet, fytyre e kredibilitet…nuk ka besueshmeri …

Ndaj une personalisht …keta lloj Armiq-miqsh te kesaj natyre drejt me e thene nuk i dua kurren e kurres prane vehtes as ne Dasem kur te martohem e as ne Mort kur te vdes …sepse ne te dyja rastet vetem me turperojne e nuk me nderojne…

Sepse disa tipa te tille te kujtojne do s’do ate shprehjen brilante e te mencur shkodrane qe thote se…me te sha i keqi me mire me t’honger Dreqi.. ..apo ate tjetren qe thone andej nga Jugu se…me mire vras veten me doren time se sa te me mbroje ai qe kerkonte te me vriste dje…

Fjala vjen vete Meta personalisht si Ilir e jo si President e si perfaqesuesi legjitim i institucionit qe drejton e qe supozohet te jete simboli i unitetit kombetar …nuk e ka te drejten morale te turfulloje kesisoj ndaj Rames te cilin para ca vitesh e beri terbjet e nuk la gje pa i share familjarisht e pak vite me pas me votat e tij e te partise se tij e zgjedh Kryeminister,,,te parin e vendit …qeverisi se bashku me te ,,,ndau tepsi e kusi bashke me te etj etj….dhe sot rikthehet serisht tek sulmi i Prehes mbi Gjahun…

Sepse une personalisht nuk mund ti degjoje dot me pordhet e atij ”deputetit te listes” …L.Maliqit i cili deri dje s;’ka lene fjale te poshter pa nxjerre nga goja kunder PD e Berishes me shoke e shoqe…e sot na del anti -Ramist i terbuar …

Nuk mund te pranoj kurresesi sot leksione demokracie prej Neritan Cekes e Paskal Milos puro pseudo-demokrate e as mund te pranoje dot qe historine e vendit e te popullit tim te ma mesojne alla – enveriance Pellumb Xhufi, Auron Tarja e Maringleni me ate Olsin anadollak me tehspije nder duar…apo qofte edhe Laertis -greku….

As nuk mund ta pranoj dot ndershmerine e opozitarizmin e Murrizit teksa rri ne krah te kriminelit Ruci …si nekryetar i parlamentit te tij bandit e antishqiptar…

Sepse nuk ma do mendja qe ka ende edhe sot e kesaj dite shqiptare aq koqe kandari qe te besojne se Demokracine ne Shqiperi…shtetin ligjor…Kushtetuten etj etj do ta mbrojne djemte e lindur, rritur e llastuar ne Bllok dhe formuar e shkolluar me mendesine tipike komunisto-diktatoriale dhe mentalitetin bastard te asaj kohe menxyre …si fjala vjen Andi Bushati …Agim Nesho [Niper te Vito Kapos]…apo qofte edhe Spartak Ngjela i biri i Kicos… Ministrit kohegjate te shtetit gjakatar te Enver – Mehmetit te djeshem …apo edhe Fatos Lubonja i biri i Todi Lubonjes qe ne kohen e vet i priste shpata me te dy anet …

Sepse Opoziten e Berishen sot nuk mund ta mbrojne dot ….e Ramen sot nuk mund ta shajne dot pikerisht ata qe vollen aq shume vrer ndaj saj e Berishes deri dje edhe pse ky i fundit ju beri aq shume ndere e favore sa vertet per kete meriton te kritikohet ashper …dhe pikerisht ata qe c’nuk bene me gjithcka qe paten ne dore per te permbysur PD e djeshme e Lidershipin e saj e te na sillnin ne krye bastardet -monstra te PS-Rilindjes me Edvinin ne krye…

Dhe kesaj liste te pa fytyresh e te pa moralshmish …kameleonesh e te pa bythesh….ju prin Ylli Rakipi me shoke pasuar nga Merua , Mut Nanua, Hila, Fevziu…Arjan Cani, Zheji…etj etj

…Pa llogaritur edhe gagacet -mercenare e mafioze ardhur nga pertej Detit si puna e atij Kar – los …prej Italie…

Pa hyre tek kategoria e te marreve menderisht qe ende s’pushojne se llapuri dite – nate ku te munden ne mbrojtje te ”kauzes e idealit” prej nga edhe ku paguhen per te llapur por edhe per te vjedhur sa e si te munden ,,,ku ne krye qendrojne Fred Peza …pasuar nga Lorencet, Zaloshnjet, Sokolet…e deri dje edhe nga ai ”rahmetliu” Stefani qe solli nje fryme aq te poshter ne gazetarine e analize-debatit neper ekrtanet e tv shqipfolese…pa folur per kaptin pa formet e llojit bastard si puna e atij bytheshiturit te neveritshem Muhamet Veliu….

Pa folur edhe per nje lloj felliqesire te vecante te gjakprishjes tipike shqiptare si puna e atij tradhetarit me emrin Baton Haxhiu qe ne rastin me te pare meriton plumbin ballit…

Por kundershtare te eger te Opozites sot e te Berishes nuk mund te dalin dot as fjala vjen Frrok Cupi deri dje …kryeredaktori i se pares gazete opozitare shqiptare RD …me pas i emeruar po prej PD si Drejtor i ATSH…por as Patozi qe ja pa mire e gjate hajrin Partise ne te cilen militoj per vite e vite me radhe dhe ishte nje nga drejtuesit kryesore te saj…

Madje as Blushi qe as vete nuk e di se c’eshte e c’perfaqeson…socializmin, demokracine, librin apo parane?

Opoziten e sotme nuk mund ta mbroje dot as fjala vjen”demokrati i oreve te fundit” Neim – Henri Cili qe deri dje ishte publikisht nje nder idhtaret e betuar te Rames e kundershtar i vendosur i PD dhe i Berishes… e priteni neser kur te kerkoje statusin e te peresekutuarit politik…se e burgosen ”pa drejtesisht”…

Sikurse PD-Berishen nuk kane dot te drejten morale ta sulmojne e pergojojne si Jozefina Topalli e Grida Duma …por edhe as Imamet e Mustafajt , Selamet, Pollot , Rulet, Bodet e deri tek euroatllantikja -fleckenshtejniste Majlinda Bregu …qe na ripropozoj dje rikthimin e Nenit famekeq 55 ne parlamentin”demokratik” te Gramoz – Rames…edhe pse ishte Deputete e Lulit…

Nuk po hyj fare tek Eni, Ilva, Rudinat [ te dyja …ajo e Xhungles por edhe ajo e Fatmires] …as tek sorrat e tjera qe perfaqesohen me Kazhanet, ate Vorpsin prej Parisi…Alketen llapa-qene…Delinen nudiste , Irisin dhelparake etj etj…se e quaj kohe krejtesisht te humbur…

Per te ardhur serisht ne kete fund te ketij shkrimi …tek fillimi i tij…pra Meta i sotem qe sikurse thote populli e ka bere Mutin – mullar …nuk mendoj se e ka te drejten morale e privilegjin qe shqiptaret ti mblidhen ne shesh kesisoj e ti shkojne nga pas ”ne mbrojtje te shtetit e te kushtetutes” sic ulertet ai sot ne luften e nisur kunder Rames e bandes se tij…

Respekt pa kufij per te gjithe ata shqiptare te ndershem e patriote qe me 2 mars dolen e morren pjese ne ate proteste legjitime ne mbrojtje te demokracise, kushtetutes e shtetit ligjor …sepse jam i bindur se dolen pikerisht per kete e jo ne krah e jo ne mbrojtje te Metes ….ndaj dhe besoj e shpresoj se shpejt Shqiperia do te behet sic duhej te ishte bere prej kohesh pa Ramera e Metera neper kembe…

Edhe pse e theksoj me force…ne gjithcka qe ai…[Meta ] thote e artikulon sot ka plotesisht te drejte …ndaj dhe si President e Institucion duhet mbrojtur, perkrahur e mbeshtetur fuqishem aq me shume ne luften imediate per rrezimin e Rames e krimineleve te shumte rreth e rrotull tij…por si Ilir ….pikerisht Meta e Partia e tij i kane gjynahe te medhaja atij vendi e atij populli…asaj demokracie e asaj kushtetute…

Sa per ilustrim bindes…me gjeni nje politikan te dyte ne historine gati 108 vjecare te egzistences se shtetit shqiptar qe pikerisht fale poshtersive te tija politike e lojrave te tilla ne kurriz te Shqiperise e te shqiptareve…. ti kete pasur te gjitha postet me te larta shteterore te Shqiperise si Ilir Meta …Kryetar Partie, Minister i Jashtem, Kryeminister, Kryetar Kuvendi dhe sot President…

Ndaj them…se gjerat se pari nisin nga morali,,,vazhdojne me integritetin, personalitetin e dinjitetin njerezor e perfundojne tek kredibiliteti i tij publik e shoqeror…etj etj ..tek ndershmeria tek ajo se cfare i ke dhene e marre kombit e popullit tend , tek figura e paster dhe e nderuar dhe e respektuar prej te gjitheve…tek ajo qe kurdohere Shqiperine e ke vene mbi Partine…etj etj…

Te pakten keshtu mendoj e gjykoj une…nese e kam gabim …ju ftoj te me gjykoni ju …mua…sepse ju a riperseris une personalisht kurre nuk do pranoj qe te mbaj ne krah armikun tim per te luftuar nje tjeter armik timin sikurse nuk mund ta pranoj dot teorine se midis dy te keqijave hajde te zgjedhim e te pranojme te keqen me te vogel …kur fare mire hajdeni ti luftojme se bashku te dy te keqijat e ta shpetojme ate vend e ate popull nga e Keqja…njehere e mire….