Joyce Carol Oates: Përpjekja e parë për të lexuar D.H Lawrence ishte zhgënjyese

18.01.2017 12:32:49

Shkrimtarja e njohur rrëfen librat e zemrës

Cilat libra shoqërojnë mbrëmjen tuaj tani?

“The Priceless Gift: The Love Letters of Woodrow Wilson and Ellen Axson W ilson,” redaktuar nga Eleanor Wilson McAdoo, dhe “Woodrow Wilson: Jeta dhe Letrat,” Volumi 1 dhe 2, by Ray Stannard Baker. (Janë kërkime për novelën që po shkruaj)

Ku dhe si ju pëlqen të lexoni?

Kudo! Vendi im i preferuar për lexim, është pranë oxhakut në një ditë të ftohtë, por vende të përshtatshme për lexim, janë dhe avioni, në një dhomë pritjeje, apo duke pritur fluturimin e radhës…Leximi është një zgjidhje e mirë për situata të tilla shpesh të dëshpëruara.

Dëgjon audiobooks? Çfarë ndjesie ju jep të dëgjoni të lexuar një libër?

Po, kam, dëgjuar disa herë audiobooks — dhe shpresoj të dëgjoj më shumë. Më pëlqen të shoh se si librat e mi mund të rrinë në këtë format, dhe çfarë ndjesish sjellë eksperienca e të dëgjuarit, ndryshe nga ajo e leximit të veprës. Edhe për autorin ekziston ndjenja e së panjohurës që ti ndjen duke dëgjuar, duke u tërhequr nga zëri joshës i aktorit.

Cili është një libër i vërtetë, i mirë që keni lexuar?

James Joyce’s “Uliksi.” Në qershor të këtij viti, e rilexova sërish këtë kryevepër të letërsisë, klasikun e mrekullueshëm, bashkë me tim shoq, i cili është psikolog. Vendosëm ta lexonim “Uliksin” para një udhëtimi që kishim planifikuar të bënim në Dublin…Kapitulli im i preferuar është(Itaka) .

Cili zhanër letrar ju tërheq më shumë?

Është zëri i shkrimtarit, diçka misterioze brenda leximit që më tërheq tek një libër. Për herë të parë këtë ndjesi e kam provuar kur isha 15 vjeç, teksa lexova Henry David Thoreaun, dhe u befasova. Novelat e Prustit do ta kishin sërish këtë impakt tek unë, historitë e shkurtra dhe skrupuloze të shkruara nga Ernest Hemingway për Nick Adams, do të grishnin tek unë imagjinatën në kërkim të së bukurës. Sigurisht që informacioni është i nevojshëm për lexuesin në një libër, por ajo çfarë e bën librin të mbetet në mëndje është imagjinata e shkrimtarit, pra letërsia. Zhanri im i preferuar janë romanet letrare.

Cili libër ka pasur imakt të madh tek ju? Cili libër ju ka shtyrë të shkruani?

Lewis Carroll’s “Alice in Wonderland” dhe “Through the Looking-Glass,” të cilën gjyshja ime ka dhuroi kur isha 9 vjeçe do të impresiononin shumë. Këto janë dy libra që më kanë frymëzuar vërtet për të shkruar, dhe Alice është një protagoniste me të cilën unë e kam identifikuar shpesh veten, gjatë viteve. Motoja e saj është “Ji kurioze, dhe vetëm kurioze”.

Nëse do ti kërkoje presidentit të lexonte një libër, cili do të ishte ai?

Moby Dick, librin tragjiko-epik të njohur të letërsisë amerikane, shkruar nga Hermane Melville. Është një libër që përcjellë mesazhe të qarta ende sot. Pequod është anija e shtetit, Kapiteni Ahad është i cmëndur dhe i rrezikshëm, çka simbolizon udhëheqjen e një ekuipazhi etnikisht të ndryshëm, siç është dhe shoqëria amerikane. Dhe pasi të ketë lexuar këtë libër të rëndë, do ti sugjeroja të lexonte përmbledhjen poetike të vargjeve të Emily Dickinson.

Cilat janë zakonet tuaja të leximit? Letër apo elektronike? Mbani shënime?

Parapëlqej të lexoj librat në letër, është një ndjesi e mrekullueshme shfletimi nga një letër në tjetrën, ndërsa librat elektronikë i preferoj më pak. Fjalët e tyre më ngjasojnë me milingonat që lundrojnë në ujë. Si një lexuese e mirë dhe unë kam bllokun e shënimeve ku mbajë shënimet e duhura. Leximet online zakonisht i bëj në Kindle , kur jam duke udhëtuar.

Ju pëlqen një libër që ju bën të qeshni, apo një libër që ju bën të qaj? Ai nga i cili mund të mësosh, apo një libër që të shpërqendron?

Pse jo të dyja këto? Pjesa më e madhe e librave mbartin brenda të gjitha këto përgjigje. Vetë përpiqem që të gjej sekretin që e bën një libër tërheqës që është gjuha e humorit. Përpiqem që shkrimin të mbështjell me një humor të errët, që shpesh e intrigon lexuesin për ta çuar deri në fund leximin.

Cili ishte libri juaj i preferuar kur ishe fëmi?

Unë jam rritur në një fermë jo të vogël, jo shumë të begatë në perëndim të New Yorkut, në veri në Buffalo, dhe kishte shumë pak libra në familjen tone. Ato pak libra që mbërritën në duart e mia ishin kaq të çmuar, si librat e Alice. Ndoshta në një moshë ende të re nisa të lexoj tregimet e Allan Poe. Ndoshta ky lloj leximi do të formonte herët shkrimtaren tek unë.

Zhgënjyes ,jo i shkruar mirë? Ju kujtohet libri i fundit që jua dha këtë ndjesi, duke e lënë mënjanë pa e përfunduar?

Ndodh shpesh të ndjej “zhgënjim” tek libra tek të cilët kam shkuar pas vlerësimeve të të tjerëve. Përpjekja ime e parë për të lexuar D.H Lawrence ishte zhgënjyese. Ndoshta atëherë unë ende nuk isha gati për ta lexuar këtë shkrimtar, i cili më ngjasoi i vjetër, ndërsa sot është një ndër shkrimtarët e mi të preferuar, të cilin e sugjeroj shpesh në kurset e mia universitare. Një tjetër zhgënjim ka qënë dhe Walt Witman, të cilin sërish e lexova kur isha ende e re.(E di që mund të duket e pabesueshme, se si dikush mund ta pranojë se është zhgënjyer nga Waltman? Ju lutem mos më dërgoni e-maile përbuzëse). Nëse një libër të cilin e kam marrë për ta lexuar është zhgënjyes, atëherë unë bëj përpjekje për ta paraqitur në mënyrë objektive për lexuesin, përmes fragmenteve nga teksti, në mënyrë që lexuesi të formojë mendimin e tij të pavarur nga ajo çfarë unë i ofrojë.

Cili është libri juaj i preferuar që jua sugjeroni studentëve. Çfarë libri mendoni që çdo shkrimtar duhet ta lexojë?

Nuk ka një tekst të vetëm, një antologji që mund të quhet e preferuar. Por që nga koha kur unë nisa të studioja në Princeton më 1978, kam mbledhur tregime të shkurtra, duke i bërë bashkë në një antologji me autorë të ndryshëm, të cilat ia sugjeroj studentëve. Këtu përfshihet dhe libri i Oksfordit me tregimet e shkurtra amerikane, “Antologjia e tregimit bashkëkohor amerikan”, “Të tregosh histori, një antologji për shkrimtarë”.

Cilin shkrimtar do doje të takoje?

Do doja të takoja Shekpirin. Do doja të shihja si mund të ishte një njeri që ka shkruar kaq shumë drama, si mund të ishte jeta e tij, çfarë e kishte shtyrë të shkruante aq shumë. Sigurisht dhe unë si shumë prej jush do doja ta takoja dhe Emily Dickinson.

Nga shkrimtarët që ke takuar, cili ju ka impresionuar më shumë?

Kam takuar rreth 1.449 shkrimtarë dhe shumë të tjerë shpresoj ti takojë. Jam e sigurt që jam impresionuar jashtëzakonisht prej shumë prej tyre, një pjesë kanë qenë miqtë e mi, tepër të talentuar, por mendoj se surpriza e madhe ende nuk ka ardhur…

Cili është libri juaj i preferuar?

Me kohën librat e preferuar gjithnjë janë zëvendësuar me të tjerë libra të tillë. Janë pafund autorët, shprehjet, apo historitë që më kanë bërë ti dua. Por në qoftë se do tia vendosja një romani gjithë cilësitë e një libri të mirë, që mbart brenda emocionin, padurimin dhe karakteret e duhura, atëherë është “Blonde”, frymëzuar nga jeta e Marilyn Monroe.

Çfarë keni në plan të lexoni tani?

Ndoshta e-mailet, duhet të jenë rreth 16 e-maile nga miqtë e mi që presin që tu përgjigjem.