Juventus vijon të fitojë, mund 2-0 Empolin

25.02.2017 22:52:32

Juventus arriti një fitore të thjeshtë ndaj Empolit në Torino, që ishte njëkohësisht dhe e nënta radhazi për bardhezinjtë në të gjitha kompeticionet. Të dy golat për vendasit u shënuan në pjesën e dytë, me Skorupskin që kontriboi pas goditjes së Mandzukic për epërsinë e bardhezinjve ndërsa në të 65-tën shënoi dhe Alex Sandro.

Pas këtij suksesi Juventusi coi në plus 10 diferencën me Romën në klasifikim.