Kaçakët e parë dhe komitët e fundit në Kosovë ishin Kastrat

25.12.2017 10:49:27

Nga Sinan Kastrati

Kastratët, Kaqakët, Komitët, Ballistët dhe Cubat (1*)

Disa nga figurat më të njohura të Kastratëve të krahinës së Llapushës e rrethit të Rahovecit dhe burrave e trimavet ë tjerë.

 

”Na u pre dhia e na u pre cjapi,

Na u pre Musa e Halil Kastrati” (sipas këngës popullore)

Shpesh kur flitet për fiset përmendet Lekë Dukagjini dhe ”Kanun i Lekës” edhe pse kemi edhe ”Kanune” të tjera, si ai i ”Skënderbeut” por si duket ”Kanuni i Lekë Dukagjinit” është më i besueshëm.

Në popull janë të njohur 12 fise, më të njohura por rrallë se mund të gjinden 12 fise nëse i numrojmë një nga një sepse nga krahina, në krahinë fiset mund të jenë edhe më pakë se 12-të  sosh.

Për me ”fjetë”  një ”marim” për një varrë, vrasje ose ngatrresë duhej të mblidheshin 12 pleq nga 12 fiset e të bânin be e nganjëherë edhe 24 pleq.

Vetëm pasi bënin be, familjet pajtoheshin e varra ose të shumtën e rasteve varra ose vrasja. Pra familjet e hasmuara pajtoheshin e ndodhte që edhe bëheshin miq.

Krahas fiseve të tjera siq është fisi i Gashit, Krasniqit etj. në shumicën e krahinave të Veriut dhe në Kosovë e gjejmë edhe fisin KASTRAT.

Përveç në këngët popullore, burrat e fisit i gjejmë jo rrallë edhe në studimet  e studjuesve vendasëve dhe atyre të huaj që janë marrë me traditën, doket dhe zakonet shqiptare. I tillë është edhe Ndue BACAJ. Ndue Bacaj ka një shtudim shumë të rëndësishëm për Kastriotët nga Kastrati, “Origjina më e hershme e Kastriotëve nga Kastrati…!!!”.  Edhe Studiuesi Robert Elsie, me librin  mbi fiset shqiptare (Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise janë në faqet e librit përgatitur nga Elsie).

 

Halili e Musa – Kastrati dhe Hasan Zatriqi i Turjakës

Kastrati, fisi Kastrati

Kastratin, si fis e gjejmë shumë herët në dokumentët e historiografisë shqiptare si fis edhe si vendbanim. Në Malësinë e Shkodrës, Kastratin e gjejmë si vendbanim, fshat. Edhe në rrethin e Prokuples, rrugës për në Nish e hasim një tabelë të një restorani ”Kastrati” por edhe si vendbanim.

Por ajo që më së shumti më ka bërë kurrestar të dije qysh kur isha fëmijë, në klasët e ulta të fillorës e sidomos në vitin 1968 kur festohej për herë të parë 28 Nëntori, dita e flamurit në Kosovë, ishte emri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Pyetja e parë që ia bëja vetes ishte: -A jam edhe unë Kastriot apo Gjergji është Kastrat?

Sipas shumë studjuesve  që janë marrë me fiset, Kastrioti ishte nga Kastrati. Kështu thuhet edhe në Historinë popullit shqiptarë, pjesa e parë dhe e dytë, botim e Rilindjes në Prishtinë.

Pra, me plotë gojën mund të them se Gjergj Kastrioti është Kastrat.

Halili, Huma (Hajrija) e Musa ose Halil Kastrati e Musa

Shpesh kur isha i vogël kisha dëgjua Muhamet Kajtazin e Gjelir Islamin në odën tonë kur e këndonin këngën për Halilin e Musën ose që e njihnim edhe si kënga e Bejta Sylës. Më vonë kjo këngë u bë ndër më të dëgjueshmet në ish Radio Prishtinën ”Fryni era u qel taraba” kënduar nga Salih e Feriz Krasniqi, që askush nuk e ka këndua më mirë as atherë e as tash..

Për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, dorën në zemër nuk kisha dëgjua asnjë këngë dhe nuk isha i sigurtë, ende se a ishte edhe ai Kastrat?

Tash, jam më se i sigurtë për ate që dikur, edhe pse fëmijë kisha ëndërrua për Skënderbeun që është Kastrat ose nga katundi Kastrat.

Dan Zatriqin, udhëheqësin e kryengrtjes së luftës së Nishit, më 1878, kisha dëgjua me dhjetëra herë se si flitej mr pietet për te, dhe kisha dëgjua këngën ”Prej Prekuples deri në Nish” që nuk kishte festë që nuk këndohej ajo këngë që i kushtohej asaj ngjarje të madhe, mbrojtjen e Nishit dhe luftëtarëve si Dan Zatriqit, prijës e Imer Hoxhës nga Bellanica  ………

Mehmet Begu, Kastrat gjithashtu kisha dëgjua disa herë këngën Tre kafaz (rojtarë, ushtar) pa rrin në derë të cilin e pret veziri i Shkodrës, gjoja Mehmeti ”po ia do gratë” por ky i përgjigjet ”se i ka gratë shkodranesha, nga 300 grosh iu bâhet vesha (teshat)”.

Edhe për Shaban Palluzhën – Kastrat  (kështu e quanin Turjaka dhe përgjithësisht rrethi jonë, Palluzha, në vend të Polluzha).

Ai kishte qenë disa herë te na, në odën tonë dhe të bacës Gjemajli, të Avdullah e Brahim Agës nga Turjaka.

As për Mixhën Shaban nuk kisha dëgjua asnjë këngë.

Por më së shpeshti dhe gati në çdo festë, fejesë, martesë e tubime të tjera, kisha dëgjua për Halilin e Musën dhe motrën e tyre, Humën, këngen ”Fryni era e u qel taraba” (”Bejta Syla”)

Për Halil Kastratin, Musën e motrën e tyre tregoheshin ngjarje nga më të ndryshmet. Këta ishin personazhe të dashur dhe heronj e tema në fushë  si në letërsi, dramaturgji e sidomos në folklor. ….

Kolë Jakova në dramën ”Halili e Hajrija”, temën e merr nga kënga popullore ”Fryni era … ” që këndohej edhe në Shkodër por shumë shkurt …..

Halili ishte kaçaku i parë shqiptar kurse Hasan Zatriqi ishte komita i fundit shqiptar i Kastratëve (të Turjakës e Zatriqit.(Hasani ka lindur dhe ka vdekur në Turjakë kurse për Halilin nuk di ku ka lindur)l

Halili dhe Musa, pasi ia kishin vrarë djalin dhe gruan Vezirit të Shkodres, sipas këngës popullore, ishin strehua në Obranxhë të Llapit, te familja e njohur Selim Obranxha dhe Avdullah Hoxha.

Veziri i Shkodrës e qorton Bejta Sylën sepse ishte dhëndërr i Halilit dhe vetëm ai e dinte se ku është Halili e Musa. Një natë, Natë e Madhe, Beja nuk ungjet në sofer me ngran bukë

”S`muj me hanger, hangsha zi,

s`di ku I kam ata miqt e mi,

jan` në borë nashta janë në shi”.

Humës i vjen keq kur e sheh burrin k`shtu dhe i thot:

”Hic per miq mas u ban marak,

Se dy vllaznit janë dal`në Llap,

jane n`Abranxhe, te shok` ner Kastrat”.

Bejta Syla iu shkruan një letër, në emër të motrës, gjoja motra është e sëmurë tuj dek dhe shpirti s`po i del pa i pa edhe nihere¨vllaznit. Atherë ata nisen për Shkoder. Rrugën e bëjnë nepër Turjakë, Gjakove e deri në Shkoder, tri ditë. Kur i sheh motra iu bërtet, pse keni ardhur dhe e kupton tradhtinë e burrit.  ….

Për Hasan Zatrqin porosita një kusheri tim, pakë më të ri, Emrush Kastratin që të mi siguroj disa të dhëna për Hasan Zatrqin por ai s`u dëgjua më.

Prandaj nuk dua që të flas kësaj radhe për bacën Hasan derisa ti kompletoj edhe disa të dhëna që më duhën .

Sot burrat e gjallë nga kastratët në Turjakë janë: Sefer (Hel) Imeri, Liman Avdija, Jup Rexhepi, Kapllan Muslija, Veli Sadrija, Rexhep Asllani, Miftar Xhafer, Reshit Tafili, Jahir Lili dhe në Damanek, Haki Alija. E Kastrat në Kosovë në krahasim me fiset ka më pakë. Më të njohura katundet me Kastrat janë Zatriqi, Turjaka, Shkodër, Polluzha e Drenicës, Obranxha, Kërpimehi etj. Ndërsa nga dy e tri familje mund ti gjejme edhe në Greqinë, Ribar, Damanek të Drenicës etj

Hasan Zatriqin e njoh. Ai vinte shpesh te gjyshi Imer Seferi në odë për me ndjetur. Nga ai dhe nga të tjerët kam dëgjua shume ”histori” nga ato të Hasan Zatriqit, për të bëmat e tij, si komit. Disa nga ato që i kam mbajtur mend do ti tregoj herave tjera, në shkrimet e mija të radhës.

Në vazhdimin tjetër dotë flas për Imer Maliqin e Nokshiqit, Ali Ukshin e Krasniqes së Tropojes, Mstafë Ibishin e Kramavikit dhe Hasan Zatriqin, të bâmat e tij, të panjohura deri më tash për lexues.

Këtu, në fund të tekstit i gjeta të dy këngët e e Halilit dhe Musës të kënduara në ish Radio Prishtinën dhe në dasma.

https://www.youtube.com/watch?v=mPFQT34q9jM

https://www.youtube.com/watch?v=0Hsl796HGd4

 

(*1)

Ballist-i-ë-ët. Antar i ”Ballit Kombëtar” (Organizatë politike tradhtare në kohën e Luftës Nacional çlirimtare, që iu kundërvu Frontit Nacionalçlirimtar) dhe Ballist-e (mb) Që ka të bëjë me organizatën e Ballit Kombëtar” ose i ballistëve. Çetë (bandë) balliste. Krerët ballistë.

Kaçak-u-ë-ët. Cub që luftonte kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Djali kaçak.

*U bë kaçak (dikush), ka munguar, nuk ka ardhur prej kohësh, humbi. *  *kaçak-e. Që është karakteristike për kaçakun, prek kaçakut, jetë kaçake; (2) që shitej e blihet kontrabandë (për një mall. Duhan kaçak.

Cub-i-a-at. Ai që del malit, fshihet e bënë grabitje me armë në dorë; kusar, Cubë mali. Doli cub. (2)Trim, kokëkrisur, kaçak.

Komit-i-ë-ët. Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore. Çeta e komitëve.

 

Malmö, 25 dhjetor 2017