KALAJA E  HARILAQIT, në Kosovë dëshmi e gjallë e lashtësisë së Kombit Shqiptar

16.08.2020 10:54:40

 

Fatmir Peja,  Bedia Rraci,  Arben Hajdari

THE CASTLE OF HARILAQIT

Liber shkencor arkeologjik, Monografi e ilustruar me dokumenta e foto, dy gjuhësh shqip-anglisht.

Nga Luan Kalana,  USA

…Nga biseda me zonjën Bedia Rraci, Profesore e arkeologjisë, bashkautoren e Monografisë.

-Monografia, me rezultatet e paraqitura në liber, është fryt i hulumtimeve arkeologjike , perfundimi i gjashte ekspeditave(2005-2010), ne Kalanë e Harilaqit, (shek.IV-VI pas Kr.), Fushë-Kosovë.nga Muzeu i Kosoves.

Përfundimet e arritura në kete hulumtim arkeologjik ne Kalane e Harilaqit,  (2005-2008), i janë prezantuar opinionit shkencor ne Konfrencen Nderkombetre mbi Ilirinë, (Illuri Meridionale et I’ Epire dansI’antiquite, Act du V colleque internacional de Grenoble, 8-11 octobre, 20008), i mbajtur ne vitin 2008 ne Grenoble Francë.

Duke publikuar kete Monografi nepermjet ketij Libri, synimi eshtë njohja e opinionit Kosovar mbare Shqiptar dhe atij Boteror, me një kompleks tejet të rendesishme të trashegimise sonë kulturore arkeologjike , si dhe promovimin e zhvillimit te Turizmit kulturor.

Kalaja e Harilaqit , dallon nga të tjerat te kesaj periudhe, jo vetem në hapesire e Kosoves, por dhe ne tere Ballkanin Qendror. Ajo hyn ne grupin e kalave apo fortifikatave te rindertuara e te nderuara ne Dardani, , nga perndori bizantin me origjine dardane, Justiniani(527-565 pas Krishtit).

Kalaja e Harilaqit, ka nje hapesire me te shumten te germuar ne krahsim me kalate e tjera, me nje varg objektesh te reja te zbuluar deri tani ne Republiken e Kosoves.te cilat jane paraqitur dukshem ne liber dhe me nje profesinalizem shkencor bashkekohor te shoqeruar m foto e skica.

Kalaja e Harilaqit, ne Kosovë, ndodhet ne Fushe-Kosove, ne afers 2.5 kmi te aeroportit te Prishtines, eshte shume afer per vizitoret.Eshte vendosur ne nje bregore te pyllezuar dhe zoteron izoipsen me telarte ne lartesine mbi detare prej 767 m.me tecilen shikon nje pamje vizuale pjen me te madhe te rafshit te Kosoves.Kalaja (fortifikata) eshte ndetuar ne nje vendbanim te mehershem prahistorik, gje te cilene e deshmojne , muri rrethues dhe gjetjet e shumta arkeologjike.Me interes per studjuesit dhe historianet eshte zbulimi i nje objekti kishtar brenda kalase, e cila ka nje veshtrim te gjere ne gjithe siperfaqen e Kalase.Paraqesin kendveshrim studimor objektet e sendet e gjetura te te gjitha llojeve te baneses gjate kerkimve arkeologjike, te cilan jane te iventarizuara me imtesi dhe ruhen ne cilesi te larte.Nje pjese e madhe e tyre jane te regjistruara me foto me ngjyra ne faqet e liber-albumit monografi, si stolitë, monedhat, ornamentet.

Në fund duhet theksuar, per perfundimet e publikuara ne liber, qe do te pasojne me interes edhe ne vazhdim, ato jane nje hulumtim profesional per te ardhmen,  per studjuesit , historianet , gjuhetaret dhe arkeloget, me synim qe ky vendbanim arkelogjik, me deshmi e materiale te shumta , tregon verteton historine e lashtesise tone kombetare shqiptare, dardane, ilire -pelazge, me synim qe te shnderohet ne nje pike e rendesishme arkeologjike dhe turistike.

Me ke rast duhet te pergezojme stafin botues te librit, redaktorin Burim Berisha e te tjre, qe kane punuar me pergjegjsi e cilesi te larte profesionale, per rezymen e e studimit, duke na i paraqitur ne nje Monografi te stilit te ri bashkekohor.Gjithashtu dua te falenderoj dhe pergezoj, bashkeautoren e librit, zonjen Bedia Rraci, profesoren e arkelogjise, diplomuar ne Zagreb , Kroaci, per biseden prezantuese dhe koncize per librin dhe vete monografine, duke me dhuruar librin, ne shenje miqesije dhe krenarie, i cili per mua eshte nje iformacioni ri shkencore i pamohushem, per atoktonine kombetare ne trojet tona.

Kalaja e Harilaqit, ne Kosovë,  dhe vete Monografia, me keto fakte  dokumnentare, eshte nje deshmi e gjalle dhe historiko-gojore monumentale, qe pasuron thesarin e trashegemise sone kulturore kombetare, panteonin  shqiptar, te te qenit krenar si kombi me i lashte ne Europë.

Monografia e paraqitur ne liber Kalaja e Harilaqit ne Kosovë, eshte nje prolog i hapur, per vazhdimin e studimeve dhe germimeve te ardhshme arkeologjike, nga studjuesit, historianet dhe vete arkeologet.Ftoj lexuesin e thjeshte, te mesojne me shume duke lexuar librin dhe shuar kureshtjen me krenari, per venbanimin tone te patundshem te hershem parahistorik, si populli me i lashte dhe i qyteteruar ne Europë.