Kapet mbi 1 ton marijuanë, media italiane: Nga Shqipëria po vijnë lumenj me drogë

“Brindisi, nga Shqipëria lumenj droge. Guardia Di Finanza bllokon më shumë se një tonelatë”.

Ky është titulli i një artikulli të publikuar dje nga prestigjiozja italiane “Corriere della Sera”, që i referohet një aksioni të Guardia Di Finanza-s që ka sekuestruar rreth një 1 ton marijuanë, që vinte nga Shqipëria.

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është mes të arrestuarve.

“Një fluks droge gjithmonë më masiv po vjen nga Shqipëria. Dhe arrin brigjet e Brindisit. Në brendësi të një ndërtesë fshati, Guardia di Finanza ka zbuluar një depozitë marijuane: Më shumë se një tonelatë drogë ishte fshehur në zonën “Trullo” pranë Tuturano, në Brindisi.

Në komunën e San Pietro Vernotico, në një fund të rremë të një kamioni, u gjetën 248 kg marijuanë dhe 138 kg në banesën ku ishte parkuar automjeti.

Operacioni ka përfunduar me sekuestrimin e drogës dhe arrestimin e dy autorëve, një italian dhe një shqiptar”, shkruan “Corriere della Sera”.

/Syri.net/