Kapiteni-hero i anijes me 700 pasagjerë të prekur nga koronavirusi, CNN i vë epitetin “diamant”

05.03.2020 17:46:54

Anija e tij mund të thuhet se ishte në ferr dhe u kthye teksa u bë një “burg lundrues” i infektuar nga koronavirusi, me pasagjerë të karantinuar në portin e Yokohama, në Japoni.

Pas shumë ditësh, teksa pasagjerët lanë tragetin “Diamond Princess”, i fundit që zbriti shkallët dhe preku tokën ishte kapiteni italian i anijes, Gennaro Arma. Ai mund t’i kishte zbritur pasagjerët gjatë gjithë udhëtimit në porte të ndryshëm dhe të vazhdonte i qetë rrugën për në shtëpi, por nuk e bëri.

Por ata që e njohin mirë kapitenin thonë se qetësia që ai tregoi gjatë emergjencës, kur  pas testeve të kryera më shumë se 700 njerëz në bordin e anijes dolën pozitiv ishte tipike. Kjo është arsyeja pse, thonë ata, marinari ekspert italian tani është duke u përshëndetur si një hero brenda dhe jashtë vendit.

Karantina e zbatuar në bordin e “Diamond Princess” është kritikuar gjerësisht nga ata që ishin në tokë. Sidoqoftë, Gennaro Arma me sa duket vërtetoi se ishte një shkëmb i palodhshëm për pasagjerët dhe ekuipazhin e saj gjatë sprovës së tyre dhe u vlerësua gjerësisht për ndihmën e ngritjes së moralit të rreth 3700 pasagjerëve dhe për dhënien e një shembulli fisnik se si një kapiten duhet të përballet me fatkeqësi.

“Gladiatorët e mi”

Mbështetja e Gennaro Arma për ekuipazhin e tij u tregua deri në fund, kur ai zbarkoi në 2 Mars, pasi mbikëqyri transferimin përfundimtar të të gjithë pasagjerëve në spitale apo në karantinë.

Ai i quajti ata “gladiatorët e mi”…Gjatë karantinës, ai gjithashtu falënderoi të gjithë pasagjerët në bord për durimin dhe këmbënguljen e tyre. Kapiteni u testua negativ për koronavirusin dhe aktualisht është në karantinë në Japoni. Për kthimin e tij në Sant’Agnello, ku do të bashkohet me miqtë dhe familjen, qytetarët dhe autoritetet lokale ekanë organizuar festime.

Gruaja e tij thotë se qetësia dhe kontrolli prej kapiteni të përgatitur, e bëri më të lehtë kapërcimin e situatës për pasagjerët por edhe gjithashtu i dha familjes së tij një ndjenjë paqeje dhe sigurie.

“Ne bisedonim çdo ditë, si me telefon, ashtu edhe me video chat. Ai gjatë gjithë kohës ishte i qetë. Ai kurrë nuk e kishte probleme. Unë mund ta shihja atë në anije teksa punonte. Ne patëm mundësinë të flasim për gjithçka, madje edhe për familjen tonë, dhe jo vetëm për situatën në bord” – thotë ai.

Punëdhënësi i Gennaro Arma tashmë ka shprehur mirënjohjen e tij për përpjekjet e kapitenit të saj. “Gjatë përpjekjeve për t’iu përgjigjur emergjencës, Kapiteni Arma ishte një udhëheqës jashtëzakonisht i qetë, i aftë dhe frymëzues për të gjithë në bord,” tha Jan Sëartz, presidenti i ‘Diamond Princess’ në një deklaratë për CNN. CNN shkruan që, “nëse Gennaro Arma e quan ekuipazhin e tij Gladiatorë, të gjithë besojnë se Kapiteni Arma është një diamant i vërtetë”.