Kapshticë, i jep 500 lekë ryshfet doganierit, arrestohet

28.01.2017 18:23:17

Tenton të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare, duke i ofruar ryshfet. Arrestohet në flagrancë një shtetas. Specialistët e Sektorit të Hetimit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Myftar Xhyra, 49 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec.

Shtetasi i mësipërm, ka tentuar të korruptojë duke i ofruar një kartëmonedhë 500 lekë, përgjegjësin e turnit në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, me qëllim kryerjen e shpejtë të procedurave të kontrollit duke shmangur procesin e skanimit të automjetit të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprën penale  “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.