Karaxhoski: Mediat po bëjnë presion ndaj gjykatës

20.10.2016 13:04:42

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhoski, në konferencën e sotme, është ankuar se mediat kanë bërë presion mbi gjykatën, dhe se çfarë do lloj presioni nga ana e mediave mbi gjykatën është në kundërshtim me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi tentuar ta raujmë integritetin tonë si gjykatës dhe profesionist, për shkak se bëhet tentim për denigrimin e reputacionit tonë. Apelojmë tek të gjithë që të përmbahen, gjykata në Maqedoni është e pavarur dhe nuk ka asnjë marrëdhënie në mes gjykatës dhe partisë në pushtet”, deklaroi Karaxhovski.

Gjatë konferencës pothuajse të gjithë pyetjet nga gazetarët ishin të adresuara drejt tij, këtë Karaxhioski e quajti si “joserioze” dhe se disa nga pyetjet ishin konstatime politike të gazetarëve.

Kreu i këshillit tha se janë ndjerë të kërcënuar me atë se PSP-ja ka thirrur pesë gjyqtarë nga Gjykata Administrative.

Kryetari i Këshillit nuk u përgjigj as në pyetjen se si mund DSK-ja të mos zbatojë urdhërat e gjykatës dhe me këtë të shkel integritetin gjyqësor