“Kjo pandemi nuk do të jetë e fundit”- Paralajmërimi: Bota po kërcënohet nga…

27.12.2020 12:50:14

Politika “e rrezikshme dritëshkurtër” e shumë liderëve, e cila është të shpenzojnë pa mend kur një epidemi po kërcënon botën dhe në të njëjtën kohë të mos bëjnë asgjë për të përgatitur vendet e tyre për një tjetër, u dënua nga kreu i OBSH, Tedros Adanom Gebreses, i cili dha alarmin për pandemi të tjera që mund të kërcënojnë sërish në një kohë të afërt.

Pandemia e shkaktuar nga koronavirusi nuk do të jetë e fundit dhe përpjekjet për të përmirësuar shëndetin e njeriut janë “të dënuara me dështim” nëse njerëzimi nuk përballet me ndryshimin e klimës dhe nuk kujdeset për prosperitetin e mbretërisë së kafshëve,  theksoi ai.

“Për një kohë të gjatë, njerëzit kanë vepruar në një rreth paniku dhe indiference,” tha ai. “Ne luftojmë sot me një epidemi dhe kur të mbarojë, ne e harrojmë atë dhe nuk bëjmë asgjë për të parandaluar tjetrën.”

Raporti i parë vjetor i Komitetit të Monitorimit të Gatishmërisë Globale (Bordi Monitorues i Përgatitjes Globale, GPMB), i cili u botua në Shtator 2019 dhe shqyrton sa i përgatitur ishte njerëzimi për t’u përballur me krizat shëndetësore, disa muaj para shpërthimit të pandemisë së koronavirusi i ri, arriti në përfundimin se planeti ishte tmerrësisht i papërgatitur për pandemitë potencialisht katastrofike.

“Historia na tregon se kjo nuk do të jetë pandemia e fundit, pasi epidemitë janë një realitet i jetës”, tha Gebreses në një deklaratë.

“Pandemia ka treguar se sa i lidhur ngushtë është shëndeti i njerëzve, kafshëve dhe planetit,” shtoi ai.