Klasa politike, mediet dhe shoqëria civile të kapura nga rekrutë agjenturash kundërshqiptare dhe të shoqërive sekrete nuk e ndal dot ndarjen etnike të Kosovës!

15.09.2018 12:14:11

Nga Rexhep Kastrati

Njëzet vjet pasi që Kosova u bë copash përbrenda, dhe kur copëtuesit e saj heroizoheshin nga rekrutë agjenturash kundërshqiptare dhe të shoqërive sekrete, dhe kur vegla kondomë brenda e rreth LDK-së bënin njëqindmijë obstruksione kundër presidentit Rugova dhe kundër LDK-së, dhe kur të tjerë heshtnin si struci me frikën e ngulitor në palcë, ka vërshuar një retorikë hipokrite dhe populiste që jashtë çdo rezoni logjik, politik e intelketual, shpërfaq një nivel tepër të ulët të komunikimit publik dhe politik.

Tashmë kur ndarja e Kosovës e bërë më 1998-1999, ka marrë përmasat e një procesi që është në përmbyllje, dhe kur skena politike, mediale dhe e shoqërisë civile është tërësisht nën kontroll të strukurave mafiozo-politike, të rekrutëve të agjenturave kundërshqiptare dhe të shoqërive sekrete, retorika populiste që lidhje nuk ka as me nivelin politik të shoqërisë sonë, as me vetëdijen institucionale-shtetërore të saj, e fare me filozofinë politike të presidentit Rugova është një mënyrë për të vrarë kundërshtimin e vërtetë të skenarëve të ndryshëm për përmbylljen e procesit të ndarjes së Kosovës, për të manipuluar opinionin, pra për t’i mbajtur me shpresë se ja ka të tillë që e kundërshtojnë dhe e pengojnë Hashim Thaçin në pazaret e tij me Vuçiqin.

Vetë individualizimi i përgjegjësisë te Hashim Thaçi është një e keqe e rëndë që po i bëhet Kosovës, pasi që përgjegjësia nuk është individuale dhe se mbrapa Hashimit qëndrojnë gjithë strukurat mafiozo-politike, gjithë agjneturat kundërshqiptare, gjithë shoqëritë sekrete, prandaj qëndrojnë edhe gjithë veglat kondomë dhe produktet medietike të korpusit medietik kundër LDK që kanë pushtuar LDK-në dhe e kanë vënë në pozitë të një OJQ-je që përveç retorikës populiste boshe, nuk ka fuqi të pengojë asnjë porces të keq dhe të dëmshëm, ashtu siç nuk mundi të ndalë kontributin e veglave kondomë dhënë linjës së Tiranës/Kretës dhe asaj udbasho-jugosllavokomuniste për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga LDK dhe për të mundësuar absolutizimin e pushtetit nga këto dy linja.

Përveç këtyre, ka nga ata që kujtojnë se me retorika populiste dhe me elemente të një agresiviteti verbal kundër Hashim Thaçit dhe kundër përmbylljes së procesit të ndarjes së Kosovës, mund të bëjnë të harrohet përgjegjësia e tyre në apologjinë e krimit dhe vrasjeve politike, në heroizimin e Hashim Thaçit dhe të linjës së Tiranës/Kretës, në fuqizimin dhe në ngritjen në nivelet absolutiste të kapjes së shtetit, apo që kanë dëmtuar nga brenda LDK-në dhe interesat e vendit, por edhe të tillë që kur duhej të pengohej heroizimi dhe lartësimi i Hashim Thaçit dhe i linjës së Tiranës/Kretës kishin futur veshët në lesh dhe kishin mbyllur sytë nga frika dhe nga oportuniteti i tyre.

Tashmë kur procesi i ndarjes së Kosovës qoftë si ndarje e brendshme, qoftë edhe si ndarje e jashtme ka avancuar tepër shumë dhe nuk mund të kthehet mbrapshtë, është hipokrizi, është manipulim është lojë me ndjenjat e qytetarëve rritja e retorikës populiste dhe e një agresiviteti verbal, që Fan S. Noli, do ta quante si kofini pas të vjeli.

Prandaj, e vetmja mënyrë për t’u penguar përmbyllja e procesit të ndarjes është në duart e qytetarëve, të cilët duhet të rikonfirmojnë unitetin politik dhe qytetar në frymën e filozofisë politike të presidnetit Rugova dhe të shpërfaqin fuqinë e tyre si sovranë dhe të reagojnë në mënyrën paqësore dhe demokratike: të shpallin dhe të realizojnë aktin sublim të ngujimit nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre, si forma më konkrete dhe më e saktë për të arritur që të mos u mundësohet rekrutëve të agjenturave kundërshqiptare dhe të shoqërive sekrete që kontrollojnë plotësisht klasën politike, mediale dhe të shoqërisë civile, të destabilizojnë Kosovën dhe të nxisin konflikt qoftë brendashqiptar, qoftë edhe ndëretnik!