Klima, Nishani depozitoi në OKB instrumentin e ratifikimit

22.09.2016 09:58:00

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, mori pjesë në ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, si dhe i dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm, krahas shumë krerëve të tjerë të shteteve, instrumentin e ratifikimit të kësaj marrëveshje nga Shqipëria, e cila ka si objektiv luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe rakordimin e veprimeve dhe investimeve drejt një të ardhme me karbon të ulët, të qëndrueshme dhe përmirësim të aftësive ripërtëritëse.

Marrëveshja u nënshkrua nga pala shqiptare, më 22.4.2016, në Nju Jork dhe u ratifikua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, më 14.07.2016.