Lezhë, sekuestrohen 35 kg marijuanë, në pranga një person

22.09.2016 10:00:38

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin anti-drogë të koduar me emrin “Vinjolli”, ku janë sekuestruar 35 kg lëndë e dyshuar narkotike, ndërkohë që është arrestuar një person.

Në bazë të informacioneve të mbledhura në rrugë operative, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Sami Balloku, 37 vjeç, banues në Vinjollë Kurbin,  pasi gjatë kontrollit  të ushtruar në banesën e tij  iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 35 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.