Momenti kur adoleshenti i paarmatosur me ngjyrë, qëllohet për vdekje nga policia

05.08.2016 19:56:31

Një video shokuese ka filluar të qarkullojë në internet, ku shfaqet momenti kur një adoleshent me ngjyrë i paarmatosur, përplaset për toke pasi policia e Çikagos e qëllojnë për vdekje.

Në video mund të shihet se si disa policë e godasin me shqelma të riun të cilin e kanë qëlluar me armë, i cili më vonë raportohet se ka vdekur në spital pas plagëve të marra, Paul O’Neal 18-vjeç, dyshohet se kishte vjedhur një veturë, derisa lidhur me rastin deri më tani janë shkarkuar nga detyra tre policë.

Videoja e realizuar nga kamerat e instaluar në anti-plumbin e policëve, shfaq momentin kur i riu qëllohet për vdekje pasi më shumë se 11 herë është gjuajtur në drejtim të tij.

E gjithë ngjarja filloi kur O’Neal po ikte me një veturë të zezë nga policia të cilët i ishin vënë pas.

Por sipas raportit zyrtar ende nuk dihet nëse Paul ishte i armatosur në ato momente, kurse në prapavijë mund të dëgjohet një polic duke u thënë policëve se për këtë do të pezullohet nga puna.