Klinaku për aksionin e EULEX-it: Janë duke vepruar si në kohën e Jugosllavisë

25.09.2020 12:19:24

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku është paraqitur para gazetarëve pas aksionit nga EULEX-i në zyrat e tyre.

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e sotëm nga EULEX-i në zyrat e organizatës së veteranëve të UÇK-së, transmeton lajmi.net.

“Jeni duke vepruar si në kohën e Jugosllavisë. Ju thash ashtu dhe nëse shteti ynë nuk merr masa ndaj këtyre kriminelëve, do të jemi të detyruar të veprojmë ndaj tyre si ndaj Jugosllavisë”, deklaroi ai para gazetarëve.

“Janë duke kontrolluar gjithë objektin, dyshojmë se të gjitha janë duke i vërë vetëm. Nuk e dimë se çka është, kanë hyrë atje lartë dhe nuk lajmërohet askush”, shtoi ai.

“Unë isha në katin e tretë ju kërkova urdhëresë ose përkthyes edhe pse e flas anglishten por jo shumë mirë. Më thanë se ekziston urdhëresa por nuk e pash”, u shpreh Klinaku.