Kllokot, arrestohen dy komisioner

22.10.2017 10:52:24

Dy komisioner të një vendvotimi në komunën e Kllokotit janë ndaluar nga policia pasi kanë prishur rendin në vendvotim.

Në këtë qendër gjatë incidentit është rrëzuar edhe kutia e votimit.

Është konfirmuar nga kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku.

“ E kemi një rast ku janë përfshirë dy komisioner në Kllokot. Njëri është ndal pasi që ka goditur kutinë e votimit ndërsa rasti tjetër është në të njëjtin vend komisioner tjetër u ka treguar votuesve se si të votojnë”, tha Maloku.

E gjitha ka ndodhur kur njëri nga anëtaret u ka treguar votuesve kë të votojnë dhe komisioneri tjetër nga pakënaqësia ka goditur kutinë e votimit dhe e ka përplasur  në tokë.