Komisioni Hetimor Parlamentar do të intervistoi Hashim Thaçin për rastin e Gylenistëve

23.04.2019 10:09:01
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Me fillim prej orës 13:00, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, do  të intervistohet në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Kujtojmë se gjashtë shtetasit turq ishin dëbuar në Turqi më 29 mars të vitit të kaluar.