“Ira e Re” pranon përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra McKee

23.04.2019 10:00:53

Organizata terroriste e ashtuquajtur “IRA e re” pranoi përgjegjësinë për vrasjen e gazetares Lyra McKee gjatë përleshjeve në Londonderry, Irlandë Veriore.

Në një deklaratë për mediat, grupi i armatosur republikan “ofron falje të sinqerta për partnerin e saj, familjen dhe miqtë për vdekjen gazetares”. Mesazhi i dorëzuar në gazetën e Irlandës Veriore u kriptua.

Organizata më pas shpjegoi se gazetarja ishte qëlluar gabimisht për vdekje: McKee qëndronte pranë një makine të policisë 4×4, kur ajo u godit nga një armë zjarri, të qëlluar nga një burrë me një fytyrë të mbuluar.