Shqetësime për virusin Zika në Shtetet e Bashkuara

04.08.2016 18:37:51
Derisa virusi Zika po zgjerohet në shëndetin publik, anëtarët e Kongresit qëndrojnë të ngulitur politikisht, me Republikanët dhe Demokratët që po i vënë fajin njëri tjetrit për dështimin ndërmarrje të masave.
Numri i mushkonjave që bartin këtë virus në Shtetet e Bashkuara, po rritet.

Sekretarja e Shërbimeve të Shëndetit dhe Njerëzore, Sylvia Burwell, ka tërhequr vërejtjen ndaj deputetëve të mërkurën, se buxheti për luftimin e virusit Zika, po shpenzohet shpejtë.

Deputetët kanë lënë Uashingtonin për 7 javë pushime, pa e aprovuar shumën prej 1,9 bilion dollarë, të cilën e kishte kërkuar presidenti amerikan Barack Obama, në shkurt të këtij viti, me kusht që të krijohet vaksina që kontrollon këtë virus.