Konfirmohet: Dogani i Grupit të Kumanovës tentoi t`i vë flakën burgut

25.08.2017 17:14:28

Njëri prej të burgosurve të Grupit të Kumanovës, Rufki Dogani ka tentuar të shkaktoj zjarr sot në dhomën e tij në Qendrën e Paraburgimit në Shkup,por është penguar nga roja e burgut.

Drejtoria e Burgjeve të Maqedonisë dhe Avokati i Popullit, Ixhet Memeti i thanë RTK-së se Dogani e ka lyer me ujë për ruajtje dyshekun e krevatit dhe më pas ka tentuar t’i vë flakën. Ndryshe, Dogani gjatë seancave gjyqësore është ankuar për probleme shëndetësore me veshkët, me ç’rast i është ofruar ndihma mjekësore.

Ndërkaq sipas mediave në Maqedoni Institucionet përgjegjëse, MPB dhe Burgu i Shutkës kanë mohuar informacionin se në Burgun e Shutkës ka pasur flakë, sepse i njëjti është penguar në tentativë. Përgjegjësit e burgut thonë se asgjë e pazakontë nuk ka ndodhur brenda objektit.

Të njëjtën gjë e kanë demantuar edhe avokatët mbrojtës të të akuzuarve në rastin e Kumanovës.