Konfiskohet një armë në Skenderaj

20.09.2016 12:48:42

Rreth orës 20:30 të së hënës, Policia në Skenderaj i është përgjigjur një informacioni të pranuar nga një ankues ku thuhej se një person kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Njësia përkatëse policore ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku sipas rrethanave të para të paraqitura thuhet se pas një mosmarrëveshje familjare, i dyshuari D. L. 26 vjeçar, kishte marrë armën, ku jashtë shtëpisë kishte shkrepur një herë në ajër.

Në këtë lokacion është konfiskuar një pushkë gjuetie me 27 fishekë, si dhe një gëzhojë.

Përveç të dyshuarit të lartshënuar është intervistuar edhe personi i dytë në cilësi të të dyshuarit H. L. 71 vjeçar, të cilit i takonte arma, ku pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për vepër penale ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’, si dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’.